Zona e parkut në Prizren, edhe për persona me aftësi të kufizuara

9 Dhjetor 2016 - 14:17      

Prizren, 9 dhjetor – Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” të enjten ka njoftuar se bashkë me OPMDK-në kanë publikuar raportin e vizionimit dhe kanë realizuar performancën publike: "Parku i qytetit për të gjithë", përmes të cilave aktivitete kërkojnë që kjo hapësirë e gjelbër të rivitalizohet për shërbim të të gjitha kategorive të shoqërisë.

Aktivistët nga shoqëria civile kanë pohuar se kjo zonë duhet të adaptohet edhe për nevoja të personave me aftësi të kufizuara.

“Pas konsultimeve disamujore me grupe të ndryshme të PAK-ve dhe qytetarëve shfrytëzues të rregullt të parkut, është hartuar vizioni për rivitalizimin e Parkut të Qytetit dhe adaptimin e kësaj hapësire të gjelbër publike edhe për nevoja të PAK-ve. Në kuadër të performancës publike janë prezantuar kërkesat që dalin nga vizionimi për intervenime si për krijimin e trotuareve të qasshme për të gjithë, rampave të reja te shkallët ekzistuese dhe tek ura, tualeteve për PAK-ët te tualeti publik ekzistues, hapësirave të lodrave për të gjithë fëmijët, fushës multifunksionale, parkimit për PAK-ët, stolave për të gjithë, etj.”, ka thënë Valon Xhabali, koordinator programi në “EC Ma Ndryshe”.

Publikimi i raportit të vizioni dhe realizimi i performancës publike :"Parku i qytetit për të gjithë" janë realizuar në kuadër të projektit “Prizreni, një qytet pa pengesa”, që synon ngritjen e pjesëmarrjes së PAK-ve dhe të rinjve në projektimin e qytetit që ofron shërbime e mundësi të barabarta për të gjithë (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...