PDK-ja në Fushë-Kosovë e cilëson gjysmak Projektplanin për të zhvendosurit

9 Dhjetor 2016 - 13:15      

Fushë-Kosovë, 9 dhjetor – Zyrtarët opozitarë të PDK-së në Fushë-Kosovë e kanë quajtur dokument jashtë kontekstit kohor Projektplanin e veprimit për personat e zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme, i cili ka kaluar në shqyrtimin e parë në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Naser Grajçevci, thotë se ata e kishin lëshuar edhe seancën atë ditë, pasi, sipas tij, pozita e ka bllokuar debatin në Kuvend.

“Si të gjitha dokumentet e deritanishme, e përfshirë edhe Strategjinë e Zhvillimit të Komunës, janë dokumente jashtë kontekstit kohor, të cilat nuk korrespondojnë me kohën dhe kërkesat e komunitetit. Dokumenti ka shumë të meta në substancën e asaj që adreson dhe edhe më shumë është gjysmak në qasjet implementuese të tij”, ka thënë Naser Grajçevci.
Sipas tij, nuk mund të japësh vlerësim për një dokument, siç e quan ai, jashtë konteksti kohor (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...