9 Dhjetor 2016 - 10:55
Ndërkaq sipas PDK-së, këto dy drejtime po zhvillohen me një program mësimor i cili është në kundërshtim me udhëzimet administrative të MASHT-it.
Agim Berisha, përfaqësues nga departamenti i arsimit në PDK, dega në Ferizaj, nëpërmjet një konference me media ka thënë se Drejtoria komunale e Arsimit në këtë komunë po vazhdon me shkelje ligjore, ndërkohë, si pasojë e tyre, barra e përgjegjësisë bie mbi MASHT-in, me arsyetim se ka lejuar hapjen e profilit pa program mësimor.
“MASHT-i hartimin e programit ua besoi mësimdhënësve të shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj, andaj ky është gabimi i radhës dhe më askush s’u mor me kontrollimin e tij. Ajo që është edhe më skandaloze se mësimdhënësit e këtij profili i sajuan lëndët profesionale si: Materialet për ndërtimin e mobilieve dhe ndarja dhe klasifikimi i mobilieve.
Prandaj, nuk ka lidhje logjike togfjalëshi – ndërtimi i mobilieve, prandaj në vitin shkollor 2016/2017, në të njëjtin profil (kl.X) bëjnë ndryshimin e lëndëve profesionale p.sh: Materialet për prodhimin e mobilieve dhe Teknologjia e drurit”, ka thënë Berisha (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...