8 Dhjetor 2016 - 23:43
Kamberi, që deri dje ishte nënkryetar, thotë se LDK dhe AKR prishën koalicionin për shkak të disa mospajtimeve me kryetarin Bahtiri. Përpos shkarkimit të Drejtorit të Arsimit, Kamberi, që vjen nga radhët e LDK-së, thotë se ka edhe arsye të tjera për shkëputjen e koalicionit.
“Kanë nisur mospajtime me shumë raste me Bahtirin, por problemi me Drejtorin e Arsimit na detyroi që të thërrasim degën në Mitrovicë dhe për shkak të të gjitha dukurive që ndodhën t’i japim fund për shkëputje të bashkëpunimit. Bahtiri filloi të shqetësohej nga forcimi i LDK-së dhe donte që të mos i jepte prioritet drejtorive që udhëhiqnim ne, pasi pa sukses te drejtoritë tona”, ka thënë Kamberi në Interaktiv të KTV-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...