LDK, pasi prish koalicionin thotë se AKR-ja s’ia merrte parasysh sugjerimet [video]

8 Dhjetor 2016 - 20:06      

Dallimet ndërmjet dy partive, kanë bërë që të të prishet koalicioni i Aleancës Kosovare e Re me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.

Kështu ka thënë ish-nënkryetari i komunës dhe kryetar i LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, raporton KTV.

Sipas tij, sugjerimet e LDK-së në këtë komunë, nuk janë marrë parasysh nga kryetari Agim Bahtiri, pavarësisht se siç thotë ai, LDK-ja ka punuar mjaft në rregullimin e jetesës së qytetarëve.

Kamberi thotë se drejtoritë që i ka udhëhequr LDK-ja, çdo herë kanë shënuar sukses. Ai e ka mohuar mundësinë e një koalicioni me PDK-në.

Ndërkaq, kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, nuk ka dashur të flasë për këtë punë vetëm se nëpërmjet telefonit ka thënë se nuk e ka hallin te koalicioni, por tek Ura e Ibrit.

Komuna e Mitrovicës ka gjithsej 14 drejtori, prej tyre 5 kanë qenë të udhëhequra nga LDK-ja.

Nga ana tjetër, edhe PDK-ja në Mitrovicë, ka mohuar mundësinë e lidhjes së koalicionit me Agim Bahtirin.


LDK, pasi prish koalicionin thotë se AKR-ja s... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...