8 Dhjetor 2016 - 21:28
Nëse ky ligj miratohet me ndryshime, atëherë 20 për qind e taksës së përgjithshme të rentës së mineraleve, të cilën e paguajnë Feronikeli, Sharrcemi dhe KEK- u, do t’u ndahet Komunave, në të cilat operojnë këta operatorë, raporton KTV.
Komunat e Obiliqit, ajo e Drenasit dhe Hani i Elezit, brenda vitit pritet të përfitojnë një shumë prej 600 mijë deri në një milion e gjysmë euro.
Iniciuesi i kësaj çështjeje, deputeti i pavarur, Shaip Muja, thotë se ky ligj,i cili me procedura të përshpejtuara pritet të sillet në Kuvend, duhet të miratohet.
Deputeti Muja pret që kjo iniciativë të përkrahet nga të gjithë deputetët, pasi është në të mirë të qytetarëve të këtyre komunave.
Këtë iniciativë e ka mirëpritur Komuna e Drenasit, ndërsa në bazë të planifikimit, këto mjete do të ndahen për përmirësimin e infrastrukturës.
Komuna e Drenasit prej vitit 2000 deri në vitin 2007 ishte përfituese vetëm nga gurthyesit, ndërsa pas privatizimit të Ferronikelit në vitin 2007, kjo komunë përfiton nga kjo ndërmarrje një shumë prej 300 mijë eurove.
Por, pas miratimit të Ligjit për menaxhimin e financave lokale, kjo komunë mbeti jashtë përfitimeve për çka kjo komunë dorëzoi padi në adresë të Qeverisë, e cila është ende në procedurë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...