8 Dhjetor 2016 - 12:56
Thirrja ka për qëllim që t’i mbledhë në një vend këta aktorë për të sqaruar situatën me murin e ndërtuar menjëherë pasi të kalohet ura e Ibrit në anën e veriut, transmeton Koha.net.
Ata shprehen se muri ka krijuar konfuzitet, paqartësi e tensione te qytetarët e Mitrovicës.
Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë:
Punimet e fundit rreth Urës së Ibrit, kanë krijuar konfuzitet, paqartësi dhe tensione tek qytetarët e Mitrovicës, duke ngjallë reagime të ndryshme dhe mosbesim sa i përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga palët përfshirëse në dialog. Mungesa e transparencës në procesin e dialogut dhe mospërfshirja e qytetarëve ka ndikuar shumë që ky mosbesim të rritet.
Duke parë shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës, Shoqëria Civile i`u bënë THIRRJE PUBLIKE akterëve kryesorë të përfshirë në këtë proces, që të qartësojnë në mënyrë transparente:
Planin për Rivitalizimin e Urës në Mitrovicë dhe ndërtimin e murit në Mitrovicën e veriut.
Shoqëria Civile në Mitrovicë iu bënë thirrje publike:
Ministres për Dialog znj. Edita Tahiri,
Kryetarit të Komunës të Mitrovicës së jugut z. Agim Bahtiri,
Kryetarit të Komunës të Mitrovicës së veriut z. Goran Rakiq, dhe
Përfaqësuesve nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë,
që në një konferencë/diskutim të hapur, me datë: 12.12.2016 (e Hënë), në ora 11:00, në Sallën e Mbledhjeve në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë, për hir
të informimit dhe përfshirjes së qytetarëve, të mblidhemi bashkë dhe të diskutojmë hapur rreth temave të lartpërmendura të cilat ndikojnë direkt në situatën e përgjithshme në Mitrovicë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...