8 Dhjetor 2016 - 11:33
Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë dhe nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, ka thënë se shkarkimi i drejtorit të arsimi nuk është arsyeja e vetme për shkëputjen nga koalicioni.
“Është marrë vendimi që LDK të tërhiqet nga koalicioni me AKR-në. Këtë vendim e kemi marrë për shumë arsye. LDK në vitin 2013 ka mbështetur kryetarin Bahtiri dhe pas kësaj kemi dhënë kontribut në përmirësimin e jetës dhe qeverisjes lokale atje”, ka thënë Kamberi.
“LDK ka kuadro të mirë atje mirëpo dallimet tona kanë filluar që para dy vjetësh në qasje dhe në koncept dhe kemi dhënë vërejtjet tona ndërsa sugjerimet e dhëna nuk kanë gjetur përfilljen e Bahtirit”, ka shtuar ai.
Kamberi ka mohuar mundësinë e koalicionit me PDK-në derisa ka shtuar se prej 14 drejtorive në Mitrovicë, pesë kanë mbetur pa drejtorë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...