Kreu i Gjilanit lavdërohet për arritje, opozita akuzon për dështime

8 Dhjetor 2016 - 13:28      

Gjilan, 8 dhjetor –Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se komuna i ka realizuar projektet e këtij viti, për viti 2017, ka thënë ai do të jetë një vit i investimeve në infrastrukturën publike siç është trajtimi i ujërave të zeza, rregullimi i hyrjeve të qytetit dhe investimet në infrastrukturën shkollore e atë shëndetësore.

Sipas kreut të Gjilanit, këtë vit në infrastrukturën publike janë investuar 5 milionë e 600 mijë euro. Por vitin e ardhshëm do të përfundojë edhe cikli i investimeve në infrastrukturën shkollore.

Haziri ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të nisë edhe projekti i trajtimit të ujërave të zeza përmes kredisë nga Qeveria austriake në vlerë prej 13 milionë eurosh. Ndërsa ka shtuar se vitin e ardhshëm do të nisë edhe ndërtimi i rrugës me 4 shirita në gjatësi prej 3 kilometrash nga Liqeni i Livoçit deri te Qendra e Gjilanit dhe rehabilitimi i rrugës Gjilan-Kllokot në gjatësi prej 11 kilometrash.

Sipas tij, Gjilani me këto investime që priten të bëhen vitin e ardhshëm kapin shifrën prej 29 milionë eurosh.

Por Nevzad Isufi, shef i GK të Lëvizjes Vetëvendosje po kritikon qeverisjen komunale, e cila drejtohet nga Lutfi Haziri për punimet e dobëta në ndërtimin e rrugëve dhe rregullimin e trotuareve. Ai ka deklaruar se shumë projekte të infrastrukturës zvarriten dhe nuk përfundojnë simbas afateve të përcaktuara. (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...