8 Dhjetor 2016 - 12:09
Ai ka theksuar se dy herë në javë ofrohet shërbimi i mbledhjes së mbeturinave dhe ka kërkuar që pamjet e shëmtuara të mos përsëriten.
“Në fund të shtatorit, pikërisht në mesin e rrugës Mamushë-Reti patëm realizuar pastrimin e mjedisit nga mbeturinat. Muaj më pas, gjendja është përsëritur gjë që shqetëson. Sërish është mbushur me mbeturina kjo pjesë”, ka bërë të ditur Bütüç në rrjetet sociale, duke shtuar se nuk mund t’i kuptojë veprimet e tilla.
Në të njëjtën kohë, ai ka porositur se njeriu pa marrë parasysh se ku jeton duhet të jetë faktor i ndryshimit në rrethin ku graviton. “Të gjithë duhet të kujdesemi për mjedisin, pa dallim. Ata që bëjnë veprime të pahijshme duhet t’i paralajmërojmë dhe t’i dalim zot mjedisit tonë”, është shprehur Bütüç. Sipas tij pastërtia është virtyt, ndërkohë që sipas shkencës parandalon edhe sëmundje të ndryshme (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...