YAHR: Lipjani realizon vetëm 33 për qind të premtimeve

8 Dhjetor 2016 - 11:45      

Lipjan, 8 dhjetor – Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut “YAHR” në Lipjan, ka publikuar raportin e monitorimit të Ekzekutivit të Lipjanit për periudhën korrik – dhjetor të këtij viti.

Monitorimi është fokusuar në Ekzekutivin e komunës dhe përfshinë fushat e premtimeve të kryetarit të komunës, Imri Ahmeti, transparencës, llogaridhënies, demokratizimit dhe qeverisjes së mirë, zhvillimit urban e ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë.

Bekim Krasniqi drejtor ekzekutiv në këtë OJQ, nëpërmjet një komunikate shtypi, ka thënë se në këtë raport monitorues kanë paraqitur edhe performancën e kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, lidhur me përmbushjen e premtimeve gjatë fushatës zgjedhore për kryetar komune më 2013, i cili kishte premtuar 131 projekte konkrete për 62 vendbanime.

“Organizata YAHR për të qenë sa më objektive në vlerësimin e premtimeve, ka organizuar një varg takimesh me qytetarë, subjekte politike, përfaqësues të fshatrave, shoqërinë civile dhe mediat. Pas analizimit të burimeve kemi ardhur te këto të dhëna se nga 131 premtime të premtuar me projekte konkrete gjatë fushatës në zgjedhjet lokale 2013 për kryetar të Komunës së Lipjanit, kemi vetëm 43 premtime ose 32.82 për qind të realizuar plotësisht, ndërsa 28 premtime të projekteve ose 21.37 për qind ka ngecje në realizimin e tyre dhe 60 premtime ose 45.80 për qind nuk kemi asnjë lëvizje konkrete në realizimin e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nuk ka dashur të prononcohej lidhur me raportin e OJQ “YAHR” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...