8 Dhjetor 2016 - 09:08
Duke komentuar miratimin e Planit për këtë kategori këshilltarja e LVV-së, Trendelina Duli, ka thënë se njësoj është edhe me rrugët dhe trotuaret e këtij qyteti, që sipas saj, nuk i plotësojnë standardet për një lëvizje të lirë për këta persona.
“Fillimisht ne e mbështesim një plan që do të ndihmonte personat me nevoja të veçanta që t’i realizonin nevojat e veta në mënyrë sa më të lehtë dhe dinjitoze”, ka thënë Trendelina Duli.
Këtë Projektplan e ka mbështetur edhe shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Naser Grajçevci. Por, ai ka shprehur shqetësimin e tij për mospërfshirjen e personave me nevoja të veçanta në punësim. Grajçevci, po ashtu ka thënë se kjo kategori ka nevojë për mbështetje konkrete e jo për dokumente në letra.
Ai ka kritikuar qasjen e deritashme të Komunës së Fushë-Kosovës ndaj personave me nevoja të veçanta (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...