PDK në Mitrovicë refuzon koalicionin me Agim Bahtirin

8 Dhjetor 2016 - 08:22      

Pas prishjes së koalicionit AKR-LDK në Mitrovicë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Mitrovicë, Avni Kastrati, ka mohuar mundësinë që PDK-ja në këtë komunë të bëjë ndonjë koalicion të mundshëm me Agim Bahtirin.

“Përgjigja jonë është jo. Nuk bëjmë koalicion me AKR-në e Agim Bahtirit, pasi nuk pajtohemi në parim dhe është në shpërputhje të plotë me konceptin tonë”, ka thënë për KP Kastrati.

Sipas tij, situata e përgjithshme kaotike në këtë komunë dhe shkeljet e panumërta të cilat janë evidentuar deri tani, janë fotografia më e mirë dhe më reale e keqpërdorimeve dhe abuzimeve të shumta nga ana e Bahtirit. Ndryshe, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë, ka vendosur mbrëmë që të tërhiqet nga koalicioni që kishte me Aleancën Kosova e Re (AKR), pas një vendimi të kryetarit Bahtiri për shkarkimin e drejtorit të arsimit nga radhët e LDK-së Pajazit Hajzeri. LDK dhe AKR ishin në koalicion që nga zgjedhjet e fundit komunale, kur në balotazh kishin shkuar Avni Kastrati i PDK-së dhe Agim Bahtiri i AKR-së, ndërsa për ta mundur Kastratin, LDK kishe pranuar të hyjë në koalicion me AKR-në. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...