7 Dhjetor 2016 - 20:18
Limaj theksoi se Xhemajlaj bashkëjetoj me hallet e Drenasit dhe komunës i duhet pikërisht një kryetar i tillë, transmeton Koha.net.
“Kandidati ka thënë po ju ofroj vetën time, po ju ofroj të kaluarën time, një të kaluar intelektuale. Asnjëherë nuk u largua nga Drenasi, ka bashkëjetuar me hallet e Drenasit. Premtimi i tij ka qenë qe do të jetë me Drenasin në të mirë e në të keqe”, ka thënë Limaj.
Sipas Limajt, rezultatet e zgjedhjeve tregojnë pakënaqësinë e qytetarëve karshi trajtimit të qeverisjes qendrore.
“Qytetarët e Drenasit janë të pakënaqur me trajtimin e qeverisjes qendrore, ata e kanë pa që qeverisja e deritanishme ju ka kthyer shpinën”, ka thënë ai.
Tutje Limaj vlerësoi lartë dhe i është dukur befasi edhe votat që mori kandidati i pavarur, Xhavit Drenori e që sipas Limajt një rezultat i tillë është i jashtëzakonshëm.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...