Makinat mjelëse vetëm për militantët partiakë [video]

7 Dhjetor 2016 - 19:42      

Një fermer i komunës së Ferizajt po e akuzon drejtorin e Bujqësisë, Ismet Vranovci, se ka bërë ndarjen e subvencioneve me makina mjelëse për fermerët në baza partiake, raporton KTV.

Abedin Ramdani nga fshati Softaj e Ferizajt, ka 21 krerë lopë, numër ky të cilin, i vetëm pa ndihëm e askujt, e ka shtuar nga 8 sa kishte në fillim.

Ai ankohet se sa herë ka aplikuar për të fituar subvencione nga Komuna, çdo herë është përjashtuar nga lista e përfituesve.

Pavarësisht numrit të madh të gjedheve, ka kërkuar nga komuna një makinë mjelëse, duke besuar se do të fitojë, ngaqë kushti ishte të ketë dy deri në tri krerë lopë.

Thotë se fitues të këtij subvencioni janë bërë fermerë, të cilët e kanë vetëm një lopë.
E fermeri tjetër, Haki Gërbovci, të cilin Ramadani po e akuzon se vetëm me tri lopë arriti të fitojë makinën mjelëse, thotë se kishte fat derisa tregon se merret edhe me shitblerjen e lopëve.

Drejtoria e Bujqësisë, e cila përzgjodhi 50 fitues të këtyre makinave mjelëse nga 153 fermerë që kishin aplikuar, mohon se ndarja është bërë në baza partiake.

 


Makinat mjelëse vetëm për militantët partiakë by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...