Pse Mitrovica mbeti pa drejtor të Arsimit [video]

7 Dhjetor 2016 - 19:16      

Me vendim të kryetarit Agim Bahtiri, Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa drejtor të arsimit, raporton KTV.

I shkarkuar nga detyra, Pajazit Hajzeri thotë se e humbi postin sepse nuk donte të ishte pjesë e shumë vendimeve të padrejta dhe punësimet e panumërta në kundërshtim me ligjin, të marra nga Agim Bahtiri.

Hajzeri edhe nga opozita akuzohej se kishte punësuar njerëz familjarë në arsim, përfshirë edhe gruan e tij.

Por ai thotë se bashkëshortja e tij ishte punësuar dy mandate më herët, para se të zgjidhej në postin e drejtorit të arsimit.

Dega e PDK-së në Mitrovicë e ka akuzuar shpesh ish-drejtorin Hajzeri për shumë parregullsi në arsim.

Por kësaj radhe, kërkojnë edhe dorëheqjen e Bahtirit, pasi nuk ka lënë person familjar pa e punësuar në ndonjë post kredibil.

Për këtë nuk ka dashur të komentojë kryetari i komunës, Agim Bahtiri

 


Pse Mitrovica mbeti pa drejtor të Arsimit by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...