Prishet koalicioni AKR – LDK në Mitrovicë

7 Dhjetor 2016 - 18:49      

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur që të tërhiqet nga koalicioni që kishte më Aleancën Kosova e Re (AKR), në Mitrovicë.

Këtë e ka bërë të ditur për kp Safet Kamberi, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, i cili vjen prej radhëve të LDK-së.

Ai ka thënë se pas një vendimi të djeshëm të kryetarit, Agim Bahtiri, për shkarkimin e Drejtorit të Arsimit nga radhët e LDK-së, Pajazit Hajzeri, sot kryesia e LDK-së në Mitrovicë ka mbajt një mbledhje urgjente dhe me vendim unanim ka vendos që të tërhiqet nga koalicioni që kishte më AKR-në.

LDK dhe AKR ishin në koalicion që nga zgjedhjet e fundit komunale, kur në balotazh kishin shkuar Avni Kastrati i PDK-së dhe Agim Bahtiri i AKR-së, ndërsa për ta mundur Kastratin LDK kishe pranuar të hyjë në koalicion me AKR-në.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...