Nisma e AKR bashkë synojnë mposhtjen e PDK-së në Drenasin

7 Dhjetor 2016 - 16:14      

Nisma për Kosovën sot në selinë e saj ka mbajtur një konferencë për medie, ku edhe është zyrtarizuar koalicioni mes NISMA-s dhe AKR-së për raundin final të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit.

Në këtë konferencë për medie, ka folur kryetari i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj, kryetari i komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, kandidati i Nisma-s për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, dhe kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaqi.

Fatmir Limaj, tha se sot e konkretizuan nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit mes Nismës dhe AKR-së për raundin final të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit.
“Ne së bashku do të vazhdojmë të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Drenasit që janë shumica për ndryshim, pra po bashkohemi për ta quar ndryshimin deri në fund”, ka thënë Limaj.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka falënderuar gjithë qytetarët e Drenasit që kanë votuar mençur, që kanë zgjedhur ndryshimin, sepse Drenasit i ka ardhur koha për ndryshim.

Ndërsa, kandidati i AKR-së për të parin e Drenasit, Elmi Thaqi, tha se qytetarët e Drenasit kanë vendosur mbi 55% për ndryshim, dhe kjo është arsyeja që ne si AKR kemi vendosur të mbështesim kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...