Shpërthen kalldaja e ngrohjes në shkollën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

7 Dhjetor 2016 - 14:41      

Sot, rreth orës 11:00 në oborrin e shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ka shpërthyer kalldaja e cila shërben për ngrohjen e objektit shkollorë.

Sipas informacioneve të marra nga asamblisti Bekim Hoti, i cili ishte aty në momentin e shpërthimit, bënë të ditur se përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk ka persona të lënduar.

Kjo është hera e dytë që brenda një periudhe të shkurtër, në po të njëjtin objekt ndodhin shpërthime të këtilla.

Kujtojmë se dy vite më parë nga shpërthimi i bombolës së gazit në objektin e shkollës “Ibrahim Mazreku” pati humbur jetën Zymer Hoti, punëtorë teknikë i kësaj shkolle, shkruan Malishevapress. Dhe që nga atëherë komuna e Malishevës, gjegjësisht Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë, nuk ka ndërmarrë masat e duhura për të siguruar kushte më të favorshme dhe më të sigurta për sistemin e ngrohjes në këtë objekt shkollor dhe për më tepër edhe shumë objekte shkollore të tjera vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga sistemi jo i sigurt i ngrohjes.

Kjo neglizhencës institucionale për të ofruar kushte adekuate dhe siguri, çdo ditë e më shumë po bëhet kërcënim për jetën e nxënësve, punëtorëve dhe qytetarëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...