Nisma e AKR bëhen bashkë për Drenasin, sot nënshkruajnë koalicionin

7 Dhjetor 2016 - 10:22      

Nisma për Kosovën dhe AKR kanë paralajmëruar koalicion në Drenas, në garën për kryetar të kësaj komune. Ato kanë njoftuar se sot do të nënshkruajnë koalicionin. Në balotazhin që do të mbahet më 18 dhjetor për kryetar të Drenasit janë Ramiz Lladrovci i PDK-së, dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën.

 

 

Sipas paralajmërimit koalicioni për këtë garë do të nënshkruhet sot, në orën 14 në selinë e Nismës për Kosovën, në Prishtinë, nga kandidati Isa Xhemajlaj, dhe Elmi Thaçi, tashmë ish-kandidati për kryetar të Drenasit nga AKR.

Bëhet e ditur se në ceremoninë e nënshkrimit të këtij koalicioni do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Nga rivali i Xhemajlajt, Ramiz Lladrovci, nuk ka ndonjë paralajmërim për koalicion mes PDK-së dhe subjekteve tjera që ishin në garë për kryetar të Komunës së Drenasit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...