
7 Dhjetor 2016 - 11:02
Në këtë punëtori të martën, përfaqësuesit e policisë së Lipjanit kanë kërkuar vendosjen e kamerave vëzhguese nëpër qytet dhe pranë objekteve fetare, derisa e ndihmojnë punën e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
Agim Gashi, toger i Policisë në Lipjan, me këtë rast, ka thënë se gjatë periudhës së fundit pranë kishës katolike në lagjen e serbëve në qytet disa persona të pandërgjegjshëm po bëjnë mbishkrime me simbole të “UÇK”-së, të cilat po e shqetësojnë këtë komunitet.
Sipas tij një mbishkrim i tillë ka ndodhur edhe të martën për të cilën policia po i bën hetimet.
“Gjendja e sigurisë është e mirë, por me disa probleme të vogla të cilat mund të ndodhin gjithkund. Sa i përket temës për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore, policia ato i mbron edhe nëpërmjet një plani operativ, mirëpo Lipjani nuk e ka të vendosur ndonjë sistem të kamerave, i cili do ta lehtësonte punën e policisë. Prandaj do të ishte mirë që një projekt i tillë të realizohet në të ardhmen” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...