Kuvendi i Podujevës miratoi vendimin për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza

6 Dhjetor 2016 - 15:55      

Kuvendi i Komunës së Podujevës në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar propozim-vendimin e projektit për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza në këtë komunë dhe implementimin përmes klauzolës për investime sipas Marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë si dhe propozim-vendimin për destinimin e paluajtshmërive për ndërtimin e Impiantit për trajtim biologjik të ujërave të zeza në fshatin Orllan.

Në Kuvend është prezantuar edhe raporti i Auditorit të Pavarur për Pasqyrat financiare të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, transmeton Koha.net.

Avni Fetahu, u.d. i drejtorit të Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, rikujtoi se “Realizimi i këtij projekti do të ketë rëndësi të veçantë, meqë mundëson grumbullimin e ujërave të zeza nga tërë territori i komunës e me këtë edhe ruajtjen e ambientit”, tha drejtori Fetahu.

Ky projekt në vlerë prej 5.3 milionë euro realizohet përmes Soft Loan Kredi, për trajtimin e ujërave të zeza.

Me diskutimet e tyre realizmin e këtij projekti e përkrahën dhe mirëpritën këshilltarët e të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu tha se “Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza është ndër projektet më të rëndësishme gjatë këtij mandati, ngase përmes realizimit të tij ato do të largohen nga lumenjtë tanë”. Ai falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Austrisë si dhe kompaninë ÖSTAP, e cila ishte partnere e Komunës për hartimin e këtij projekti.

Kuvendi, pa asnjë votë kundër, votoi vendimin e projektit për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës dhe implementimi përmes klauzolës për investime sipas Marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi gjithashtu në mënyrë unanime miratoi vendimin për destinimin e paluajtshmërive për ndërtimin e Impiantit për trajtim biologjik të ujërave të zeza në fshatin Orllan, Komuna e Podujevës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...