Kelmendi premton bashkëpunim të ngushtë për zhvillimin e bizneseve të Gjakovës

6 Dhjetor 2016 - 14:11      

Komunën e Gjakovës sot e ka vizituar zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi me bashkëpunëtorë të cilët janë pritur nga kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me përfaqësues komunal, bwhet e ditur pwrmes njw komunikate pwr media.

Me tutje thuhet se në këtë takim është diskutuar kryesisht për çështjet ekonomike të komunës së Gjakovës, për sfidat me të cilat përballen bizneset dhe mundësitë për tejkalimin e këtyre krizave si dhe përmirësimin e këtij sektori.

Gjatë konferencës për media, Kusari-Lila, është shprehur që në takim me zëvendëskryeministrin Kelmendi kanë diskutuar për zhvillimin lokal dhe mënyrat për stimulimin e prodhimit vendor.

Ajo ka bërë të ditur edhe njëherë kërkesat e komunës së Gjakovës drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe AKP-së, të cilat ende nuk janë adresuar, për funksionalizimin e zonës industriale si dhe për hyrje-daljet e qytetit projekt ky që është mbështetur nga BERZH. Kusari-Lila ka theksuar që një bashkëpunim i mirë në mes të nivelit qendror dhe atij lokal ka ndikim shumë të madh për ekonominë e vendit.

Nga ana tjetër, Kelmendi është shprehur se në vazhdën e vizitave nëpër komuna do të vizitojë edhe bizneset lokale të komunës së Gjakovës për të parë nga afër mungesat dhe përparësitë e këtyre bizneseve.

Kelmendi vlerëson se komuna e Gjakovës ka hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e zonave ekonomike dhe si Qeveri do të bashkëpunojnë ngushtë në këtë fushë në mënyrë që të rrisin potencialet për investitorë. Ai po ashtu është shprehur Qeveria ka formuar fondin për garantim të kredive për ato biznese të cilave ju mungon kapitali.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...