Foto: Koha

Përurohet spitali në Vushtrri i rinovuar nga Emiratet Arabe [foto]

6 Dhjetor 2016 - 13:02      

Në përurimin e spitalit në Vushtrri të renovuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar këtë shtet për investimin 7 milionësh në këtë spital.

Ai ka thënë se ky investim është simbol i miqësisë mes dy vendeve dhe ka shtuar se shëndetësia dhe përmirësimi i infrastrukturës së saj është prioritet i Qeverisë, raporton KTV. Mustafa ka shtuar se ky është një nga investimet më të mëdha në shëndetësi pas luftës.

Ndërkohë në emër të Emirateve të Bashkuara Arabe, ambasadorja në Mal të Zi, Hafsa Abdulla Al Ulama, tha se ky investim, simbol i miqësisë mes vendeve, sjell mjetet e fundit të teknologjisë dhe do të shërbejë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...