Foto: Koha

Komuna e Pejës shpërfill ankesat e banorëve për rrezikun nga dheu

6 Dhjetor 2016 - 12:09      

Pejë, 6 dhjetor – Ka gati një vit që disa banorë që jetojnë buzë kodrinës afër Fabrikës së Tullave në Pejë, po përballen me rrezikun e dheut të hedhur nga një qytetar, i cili po ndërton shtëpinë mbi atë kodrinë.

Sipas banorëve, “fqinji” i tyre prej dy vjetësh vazhdimisht ka zbrazur dhe me kamionë në atë vend, duke rrafshuar kodrinën, shkruan sot “Koha Ditore”. E nga sivjet është shtuar rreziku i banorëve afër punishtes nga dheu i hedhur, i cili njërit edhe ia ka mbuluar një pjesë të objektit përcjellës të shtëpisë dhe masa e dheut ia ka plasaritur edhe muret.

Në komunë janë dorëzuar edhe ankesa zyrtare për ta ndaluar hedhjen e dheut në atë pjesë.

Banorët tregojnë se në pranverë janë vendosur anash rrugës së lagjes gypat në kanalin e kolektorit të shirave që i sjell ai përrua, por ai është bllokuar lart nga dheu u hedhur.

Në Inspektorat... thonë se nuk paskan pasur njohuri për atë rast që ka ndodhur në atë kodrinë të lagjes “7 Shtatori”, ndonëse banorët dokumentojnë të kundërtën me ankesën e protokolluar në komunë me 24 prill të këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...