Foto: Koha

Shkolla e Bujqësisë e Ferizajt fton ata që duan punë

6 Dhjetor 2016 - 11:35      

Ferizaj, 6 dhjetor – Përfaqësues të shkollës së mesme të lartë për teknologji dhe agrobiznes “Zenel Hajdini” e Ferizajt, kanë kërkuar vetëdijesim nga prindërit e nxënësve dhe qytetarët që t’i sjellin fëmijët e tyre në drejtime të bujqësisë, ngase kjo shkollë ofron kushte dhe përgatitje cilësore të nxënësve për tregun e punës.

Në këtë shkollë ekzistojnë të gjitha llojet e kabineteve për drejtimet Teknologji Ushqimore, Pemtari-Veshtari, Lavërtari-Perimtari, Mbrojtje e Bimëve, Hortikulturë, Agrobiznes, Veterinari dhe Përpunim i Drurit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo aty regjistrohen po thuajse shumica e nxënësve më të dobët të kësaj komune të cilët nuk kanë mundur të regjistroheshin në shkolla të tjera.

Abdullah Imeri, ushtrues detyre i drejtorit në këtë shkollë, thotë se kjo shkollë është një ndër shkollat, e cila ofron kushte për përgatitjen e nxënësve për tregun e punës. Prandaj, siç shprehet ai, në këtë shkollë duhet të regjistrohen edhe nxënës të shkëlqyeshëm. “Ne ofrojmë kushte dhe përgatitje profesionale, e nxënësit tanë nuk do ta kenë brengën e punësimit”, ka bërë me dije Imeri dhe ka njoftuar se kjo shkollë ka gjithsej 480 nxënës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...