Foto: Koha

Vetëvendosje: Lirimin nga taksat pushteti në Fushë-Kosovë e bën për këmbim vote

6 Dhjetor 2016 - 11:05      

Fushë-Kosovës, 6 dhjetor –Për qëllime politike po konsiderohet se është marrë vendimi nga Kuvendi Komunal për lirimin nga taksat për ushtrimin e aktiviteteve biznesore të subjekteve afariste në Komunën e Fushë-Kosovës për 2017.

Zyrtarët e Vetëvendosjes në Fushë-Kosovë thonë se pushteti i kësaj komune këtë po e bën në këmbim të votave, pasi vitin e ardhshëm janë zgjedhjet lokale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilltarja e LVV-së, Trendelina Duli, thotë se janë pro këtij vendimi, por duke bërë klasifikim të bizneseve e jo për të gjitha pa përjashtim.

“Ne jemi për që të rishikohet skema tatimore për kategori biznesore të ndryshme. Për shembull të lirohen nga tatimi bizneset që punësojnë njerëz në raport me numrin e punëtorëve: 1-5 punëtorë lirohet 50 për qind nga tatimi; 6-15 punëtorë lirohet 60 për qind nga tatimi dhe 16-30 punëtorë lirohet 70 për qind nga tatimi(edhe kjo me kusht të përmirësimit të kushteve për punëtorët, kontratave sipas ligjit dhe respektimit të orareve të punës, etj.)”, ka thënë Trendelina Duli.

Sipas saj, me këtë vendim do të duhej të liroheshin bizneset që janë me rëndësi strategjike për komunën.

Edhe shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Naser Grajçevci, ka thënë se qeverisjes aktuale i konvenon koncepti mesjetar i kaosit dhe anarkisë, pa përgjegjësisë dhe shpërdorimit të skajshëm të fondeve publike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...