Ambasadori O’Connell promovon në Gjilan projektin digjital të librave për të verbrit

6 Dhjetor 2016 - 10:33      

Gjilan, 6 dhjetor - Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, të hënën ka vizituar Gjilanin. Gjatë kësaj vizite që ka zhvilluar në këtë komunë ai është pritur nga Asambleja Komunale e Fëmijëve. Këta të fundit kanë shfrytëzuar sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit për të zhvilluar një bashkëbisedim me ambasadorin britanik.

Para fëmijëve, ambasadori O’Connell ka deklaruar se fëmijët mund të bëhen pjesë e ndryshimeve pozitive në Kosovë. Si ndryshimet pozitive që mund të bëjnë fëmijët ai ka përmendur edhe punën vullnetare në shumë fusha.

Ai ka deklaruar se kanë promovuar projektin për vullnetarizëm që përfshin edhe digjitalizimin e librave për të verbrit ku do të krijohet një web faqe ne te cilën do të kenë qasje të gjithë qytetarët, ndërsa në këtë projekt, do të incizohen pjesë të ndryshme tekstuale për kategorinë e personave të verbër. Ai la inkurajuar ata që të lidhen me organizatën ‘Education Come First’, e cila me projektin e saj do të krijojnë një web faqe me libra me zë, e cila do t’u dedikohet personave të verbër. Dhe ju mund të bëheni vullnetarë, të lexoni dhe të incizoni një libër dhe më e rëndësishme ta gëzoni dikë”, ka thënë O’Konnell.

Festina Kurteshi, kryetare e Asamblesë së Fëmijëve të Gjilanit është shprehur e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në bashkëpunim me institucionet komunale. Kurse Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit i ka ofruar mbështetje Ansamblesë së Fëmijëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...