Foto: Koha

Policia me aksion liron trotuaret në Prizren

6 Dhjetor 2016 - 09:25      

Prizren, 6 dhjetor – Pjesëtarët e Policisë në Prizren, të hënën, kanë realizuar një aksion për largimin e automjeteve të parkuara në trotuare rrugësh kryesore, të cilat pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Madje, zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha ka theksuar se veprimet e kësaj natyre tashti do të jenë të përditshme.

“Lirimi i trotuareve ka qenë kërkesë e qytetarëve të Prizrenit, sidomos i personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve. Kemi vërejtur se ditëve të fundit ka tollovi nëpër trotuare, si pasojë e papërgjegjësisë së disa prej ngasësve, që duke parkuar veturat në trotuare e bllokojnë në tërësi lëvizjen e qytetarëve”, ka thënë Berisha.

Me këtë rast ai ka bërë thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat e komunikacionit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...