Ferizaj ende s’ka arritur t’i lirojë 37 banesa të uzurpuara pas luftës [video]

5 Dhjetor 2016 - 20:26      

Xhevat Qorrolli nuk lë ditë pa ardhur para Komunës së Ferizajt, për të kuptuar nëse është fitues i një banese, për çka ka aplikuar dy vjet më parë.

Ai jeton në një banesë me qira në periferi të qytetit, raporton KTV.

Ankohet se Komisioni, i cili kishte dalë në terren për të vlerësuar gjendjen e tij sociale, ende nuk i ka kthyer një përgjigje.

Krejt kjo vonesë po bëhet për shkak të bllokimit të punës së komisionit, i cili ishte formuar nga komuna, për të bërë përzgjedhjen e familjeve skamnore.

Kuvendi Komunal kishte marrë vendim që pesë anëtarët e këtij komisioni, tre prej tyre shërbyes civil, të paguhen me mjete shtesë në vlerë prej 270 eurove.

Por një vendim i tillë u quajt i kundërligjshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, gjë që e dështoi këtë proces, pasi anëtarët e Komisionit bojkotuan punën për shkak të mospagesës.

Hashani thotë se për 37 banesa, të cilat do t’u shpërndahen familjeve pa kulm mbi kokë, kanë aplikuar 208 familje.

Opozita në këtë komunë akuzon pushtetin për neglizhencë.

Sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Gazmend Bytyqi, kryetari Muharrem Svarqa këtë po e bën për përfitime politike.

Menjëherë pas përfundimit të luftës, këto banesa u zunë nga familje të ndryshme, të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jetojnë në to.

Por sipas kryetarit të Komisionit, pavarësisht se këto familje kanë aplikuar për të përfituar nga ky proces, një gjë e tillë është e pamundshme, pasi të gjithë ata banues kanë një standard më të mirë jetese.

Dhe menjëherë pasi ky komision të nisë punën, këto familje duhet t’i lirojnë këto banesa.


Ferizaj ende s’ka arritur t’i lirojë 37 banesa... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...