Nesër nis transporti i nxënësve në të gjitha shkollat në Gjakovë

5 Dhjetor 2016 - 16:35      

Që nga dita e nesërme do të nisë bartja në mënyrë të organizuar e nxënësve nëpër të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës.

Këtë informatë e ka paraqitur drejtoresha komunale e Arsimit Diana Qarkaxhija në mbledhjen e rregullt të Bordit të drejtorëve. Sipas Qarkaxhisë nisja e transportit të nxënësve është bërë pas një marrëveshje mirëkuptimi në mes të komunës së Gjakovës dhe kompanive auto – transportuese, të cilët janë pajtuar që ata ta bëjnë transportin, ndërsa komuna të sigurojë derivatet e nevojshme.

Kjo formë e transportit të nxënësve do të zgjasë deri në përfundim të gjysmë vjetorit të parë, me 23 dhjetor, ndërsa me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë kjo çështje do të zgjidhet përmes tenderit i cili është në proces të rishpallje, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Në këtë takim të Bordit komunal të Drejtorëve, kryetarja e komunës Mimoza Kusari - Lila, ka njoftuar drejtorët për organizimin e debatit publik me qytetarë i cilido të mbahet me datën 20 dhjetor 2016, me ç'rast edhe ka kërkuar nga drejtorët komunalë që të përgatisin raportet vjetore për vitin 2016.

“Duke qenë se jemi në fund të vitit 2016 ashtu sikurse edhe viteve të kaluara komuna do të prezantoj të arriturat dhe planet komunale para qytetarëve të saj” ka theksuar Kusari - Lila.

Më tej në këtë takim është diskutuar edhe për pikat që do të prezantohen në mbledhjen e fundit të asamblesë komunale e cila do të mbahet këtë muaj.

Në fund, është formuar komisioni për verifikimin e pompave të ujësjellësit në stacionin Dushkajë projekt ky i finalizuat nga MMPH, por që tani është i domosdoshëm që të finalizohet për furnizim me ujë të pijes, paralel me finalizimin e projektit të zbatuar nga CDI.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...