Zyrtare: PDK e Nisma shkojnë në balotazh për Drenasin

4 Dhjetor 2016 - 22:17      

Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën do të jenë përball edhe njëherë në balotazhin për kryetar të Drenasit.

PDK-ja ka ndërruar traditën e fitoreve në këtë qytet të Drenicës, kur arrinte të fitonte që në raundin e parë të zgjedhjeve. Për herë të parë Drenasi do të shkojë në raundin e dytë të votimeve. 

Në zgjedhjet e së dielës së 4 dhjetorit, në 97.22 për qind të votave të numëruara, Ramiz Lladrovci ka marrë 45.54 për qind të votave, ndërsa Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën ka marrë 26.56 për qind të votave.

I treti ka dal kandidati i pavarur, deri dje pjesë e PDK-së, Xhavit Drenori që në këto zgjedhje i vetëm ka marrë 12.32 për qind të votave.

AKR-ja ka shënuar rritje të konsiderueshme në krahasim mezgjedhjet e kaluara lokale. Elmi Thaçi ka trefishuar votat e partisë së Behgjet Pacollit në Drenas, duke marrë këtë herë 7.54 për qind të votave.

LDK-ja ka shënuar rënie të lehtë, ndërsa në këto zgjedhje kandidati i saj, Bedri Nika ka marrë 5.26 për qind të votave.

Vehbi Berisha i partisë “Fjala” ka marrë 2.62 për qind.

Naim Bazaj e Rrahim Elshani kanë nën 1 përqind.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...