Xhemajlaj: Isha i sigurt për balotazh, prisja fitore në rundin e parë

4 Dhjetor 2016 - 21:59      

Kandidati i partisë Nisma për Kosovën Isa Xhemajlaj pas rezultateve të para e konsideron shkuarjen në balotazh si sukses të PDK-së.

Xhemajalaj ka shpresuar se PDK ishte dashur të jetë me ulët se balotazhi ndërsa shprehu pakënaqësinë për këtë rezultat të tij pasi që ka shpresuar se do të fitojë pa balotazh.

“Sigurisht unë nuk jam i kënaqur me balotazhin, kam pritur që do të fitojë pa balotazh ... Jam i sigurt që në balotazh do të shkojmë. Mund të them se rreth 60 për qind e qytetarëve të Drenasit kanë votuar për ndryshim mirëpo ndërhyrja e Qeverisë gjatë kësaj jave ndërhyrjet që janë bërë sot të deputetëve nëpër qendra të vendvotimit, pastaj presion i jashtëzakonshëm i të gjithë të punësuarve ka bërë që unë të mbes në balotazh me PDK”, tha Xhemajlaj për medie.

Kandidati i Nismës pati kritika edhe për mospastrimin e listave dhe disa parregullsi gjatë këtyre zgjedhjeve.

Xhemajlaj e konsideroi pjesëmarrjen e votuesve si të mirë.

Sipas rezultateve preliminare të votave të numëruara deri më tani kryeson kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci, i pasuar nga kandidati i Nismës Isa Xhemajlaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...