PDK: Nisma po e manipulon me të ashtuquajturat “ndërprerje të energjisë elektrike”

4 Dhjetor 2016 - 19:10      

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas, Betim Berisha, i ka komentuar deklaratat e Nismës për Kosovën lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike.

Berisha ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për manipulimet e opinionit publik nga Nisma për Kosovën, lidhur me propagandimin e saj përmes shërbëtorëve të vetë medial rreth të ashtuquajturave “ndërprerje të energjisë elektrike” nëpër vendvotime.

“Këto të pavërteta po plasohen qëllimshëm tash në fund të procesit zgjedhor vetëm sa për ta njollosur vullnetin e qytetarëve të Drenasit të shprehur në kutitë e votimit. Nisma për Kosovën e ka shumë të qartë humbjen e thellë në Drenas, kurse tash nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveçse të mundohet që t’ia devijojë ecurinë e mirë këtij procesi me propaganda mediale”, ka thënë zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDK-së.

Sipas Berishës, mosndërprerjen e energjisë elektrike e ka konfirmuar edhe KEDS-i.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...