Deputeti Muja i përgjigjet Krasniqit: Mos e përjeto si humbje Drenasin, por si mësim

4 Dhjetor 2016 - 18:09      

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, i është përgjigjur ish bashkpartiakut të tij, kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, i cili më herët sulmoi PDK-në.

“Partia Demokratike e Kosovës po e rikonfirmon fuqinë e saj në Drenas. Besimi i palëkundshëm i qytetarëve në PDK është i kuptueshëm që i pengon bacës Jakup, i cili përjetimin e humbjes së thellë e paska filluar para kohe. Do iu dalë tash punë për ta kuruar zhgënjimin e atyre që i kanë mashtruar, duke ndërtuar alibi të llojllojshme për të justifikuar humbjen e tyre, por do të qetësohen dikur”, ka shkruar Buja.

“Ky është vetëm fillimi i humbjeve të tyre, por lidershipi i Nismës nuk do duhej t’i përjetonte si humbje, mirëpo si mësime për vetëdijesim. Këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për Nismën që të reflektojë për gabimet e tyre dhe të bëhet pjesë e fitoreve të PDK-së në të ardhmen”, ka thënë Buja.

Lexo edhe: Krasniqi: Partisë “Demokratike” mos ia zini për te madhe - ata demokracia i vret

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...