KIZ evidenton parregullsitë e radhës në Drenas, vëzhguesi i PDK-së asiston te kutia votimit

4 Dhjetor 2016 - 17:51      

Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ ka evidentuar një sërë parregullsish në procesin zgjedhor që po zhvillohet në Drenas.

Aty përmendet arrestimi i vëzhguesit të PDK-së në Gradicë, në një qendër tjetër vëzhguesi i PDK-së ka asistuar dikë te kutia e votimit, e përsëri nga e njëjta parti dikush ka asistuar në verifikim të listës së votuesve, transmeton Koha.net.

Në qendrën e votimit 0312E/01d është raportuar për mungesë ndriçimi të mjaftueshëm tek tryeza e identifikimit dhe te kabina e votuesve. Ndërsa raste tjera të fotografimit ka qenë 5 sosh, ndërsa votim familjar 32 sosh.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...