4 Dhjetor 2016 - 16:58
Ky është reagimi i tij i plotë:
Nipi i tha gjyshes: “Mos e ha mishin, se ne vegsh ka gjarpër e te helmon”. Gjyshja që ishte mësuar me e ngrenë mishin në vegsh ia kthej: “Ves edhe pse vdes ndashtë”.
Kështu janë edhe deputetët e ministrat e PDK-së, të gjitha pozitat që i kanë, i kanë me vjedhje ose servilizmin e pa kurrizorëve, të cilët dje, në orët e mbrëmjes e kishin pushtuar Komoranin. Na detyruan që t’i vizitonim edhe ne!, me ftesën e aktivisteve. Ata këto ditë si hiena u ishin lëshuar fshatrave të Drenasit, ku nuk ju munguan premtimet e të gjitha ngjyrave, kërcënimet për vendet e punës, por nuk po heqin dorë as nga vesi i vjetër i blerjes se votave.
Nuk ka dyshim, këto veprime tani më nuk po i dëshirojnë as qytetarët e Drenasit, të cilët ua kanë kthyer shpinën këtyre veprimeve primitive mbase dhe kriminale.
Një gjë mbetet e saktë. Këta njerëz, kurrën e kurres nuk mund ta pranojnë vullnetin e lirë te qytetarëve. Nuk mund të pranojnë zgjedhje të lira e demokratike. Ata punojnë për të prishur çdo rregullsi në zgjedhje!
Qytetarët e Drenasit kanë vendosur ta kthejnë demokracinë edhe në Drenas!
Ndonëse kundërshtarë të demokracisë kanë: deputetë e qeveritarë dhe persona të tjerë te “sigurisë”. Gjithë zhvatësit e pushtetit e të parasë publike! Ketë e pash dje me sytë e mi! E shumë çka u raportua sot nga mediet!
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...