
4 Dhjetor 2016 - 14:32
Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Drenas, Betim Berisha, ka deklaruar se Nisma po përpiqet të zbehë kredibilitetin e zgjedhjeve në Drenas duke shpifë dhe shpërndarë akuza të pabaza në adresë të PDK-së.
“Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Berisha Shala e ka vendvotimin në shkollën fillore në Negroc dhe ajo menjëherë pas përfundimit të votimit është larguar nga vendvotimi. Andaj, shpifjet e subjektit Nisma ndaj zyrtarëve të lartë të PDK-së janë tendencioze dhe përpjekje për zbehjen e kredibilitetit zgjedhor”, ka thënë Berisha, njofton kumtesa partiake.
Berisha ka ftuar të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor që të ruajnë qetësinë dhe mos të përpiqen që përmes spekulimeve dhe shpifjeve të prishin imazhin e zgjedhjeve fer dhe demokratike në Komunën e Drenasit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...