
4 Dhjetor 2016 - 14:16
Sipas kësaj kumtese, deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Sala Berisha Shala, është duke qëndruar në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në Negroc, dhe është duke bërë presion mbi qytetarët për ta votuar kandidatin e PDK- së.
Në lidhje me këtë rast tashmë është njoftuar edhe prokuroria e Kosovës.
Po ashtu, sipas informacioneve që kemi nga vëzhguesit tanë nëpër qendra të votimeve, edhe Naim Bazaj ka hyrë në shkollën fillore Ali Gashi në Çikatovë të Re, i cili nuk ka asnjë të drejtë për të hyrë në këtë qendër votimi, meqë emri i tij figuron në listën e kandidatëve për kryetar komune.
Po sipas kësaj kumtese, në Llapushnik, në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, një vëzhgues i PDK- së, është duke dalë jashtë objektit të qendrës së votimit dhe po bashkëbisedon me qytetarët që janë duke pritur për të votuar. Vëzhguesi, thotë kumtesa, është Hamit Thaqi.
Kumtese e Nismës në fund thekson se dyshohet se Selman Ibriqi, zyrtar i PDK-së në Komoran është duke shpërndarë mjete financiare në këmbim të votës për kandidatin e tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...