Voton Lladrovci, fton qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

4 Dhjetor 2016 - 11:48      

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka votuar në fshatin e tij të lindjes, në Gllanasellë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot për kryetar të kësaj komune, Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Unë dhe familja ime, bashkë edhe me nënën, sapo e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. Këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Drenasit, sepse duke votuar japim kontributin tonë për të ardhmen dhe perspektivën tonë të përbashkët”, ka deklaruar Lladrovci, transmeton Koha.net.

“Me mbarëvajtjen e deritashme, Drenasi po dëshmon se demokracinë dhe parimet i ka kulturë politike. Shpresojmë se kështu do të vazhdojë edhe më tej”, ka shtuar ai.

Partia Demokratike e Kosovës fton Policinë e Kosovës dhe të gjithë vëzhguesit që të jenë sa më vigjilentë, që ky proces demokratik të përmbyllet në mënyrë sa më të mirë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...