Foto: Koha

KIZ: Shqetësues rasti në vendvotimin në Polluzhë

4 Dhjetor 2016 - 09:16      

Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ, e vlerëson si shqetësues rastin në qendrën e votimit 0318E /01R – Polluzhë, ku sipas tyre, vëzhguesi i PDK-së i ka kërkuar të nënshkruhen të gjithë vëzhguesit e pranishëm në këtë vendvotim, thuhet në kumtesën e KIZ, transmeton Koha.net.

“Koalicioni veprimin e tillë e konsideron si të papranueshëm dhe si formë e presionit ndaj vëzhguesve të pavarur. Koalicioni njofton opinionin publik që është duke monitoruar të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit, dhe do ju mbaj të informuar në kohë reale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Drenas.”, thuhet në njoftimin e KIZ.

Sipas të dhënave nga monitoruesit e Koalicionit, nga 72 vendvotime 58 janë hapur me kohë, kurse 12 janë hapur me vonesë prej 10 deri 50 minutash. Në shumicën e vendvotimeve vonesat kanë ardhur për shkak të mungesës së materialit zgjedhor. Vonesat më të mëdha janë identifikuar në këto vendvotime, Gllobar vendvotimi 0321E/02 është hapur me 50 minuta vonesë, Qikatove e vjetër 0322E/ 02 është hapur me 50 minuta vonesë, Likoshan përkatësisht vendvotimi 0312E, është hapur me 40 minuta vonesë për shkak të mungesës se Kryesuesit të këshillit të vendvotimit, anëtarët tjerë kanë vendosur për hapjen e vendvotimit pa prezencën e kryesuesit”, thuhet në komunikatën e KIZ.

Ndryheshe, rrjeti i OJQ-ve “Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, ka për qëllim që të promovojë dhe garantojë vlera demokratike që do nxisin zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta. Ky rrjet përbëhet nga këto organizata jo qeveritare: Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Community Building Mitrovica (CBM). Koalicioni - shfrytëzon rastin që ti bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit që të dalin në votime, për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare dhe Kushtetuese. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...