Debat i nxehtë në mes komisionerit dhe vëzhguesve në Drenas

4 Dhjetor 2016 - 08:12      

Votimi në qendrën e votimit më të madhe në Drenas, filloi ashtu siç ishte paraparë, megjithatë vëzhguesit dhe komisioneri i KQZ-së, patën një debat të nxehtë se ku duhet të qëndrojë një vëzhguese.

Është fjalë për vendvotimin 0301e/02R, në shkollën “Rasim Kiçina”, ku një vëzhguese qëndronte afër vendit ku qytetarët vendosin se për cilin subjekt politik të votojnë, transmeton kp.

Derisa komisioneri i kërkonte që të mos të qëndrojë në atë pjesë, vëzhguesit reaguan duke i thënë se ai nuk ka të drejt të caktojë vendin atyre. Kurse, pas një debati, komisioneri largoi vëzhguesen nga ajo pjesë me arsyetimin se mund të pengojë votuesit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...