Foto: Koha

KQZ: Hapen me kohë të gjitha vendvotimet në Drenas

4 Dhjetor 2016 - 08:05      

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është shpërndarë sipas planifikimeve i gjithë materiali sensitiv nëpër të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Drenasit.

Po ashtu, KQZ-ja bën të ditur se janë hapur me kohë të gjitha Vendvotimet në Komunën e Drenas për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, transmeton Koha.net.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë sipas Listës Përfundimtare të Votuesve të miratuar nga KQZ-ja është: 52 mijë e 569”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Numri i qendrave të votimit është 28 me gjithsej 72 vendvotime. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...