3 Dhjetor 2016 - 22:37
Përfaqësuesit e komunitetit serb kishin shkuar në Deçan në kuadër të vizitës ,,Vizito, shko dhe shiko’’. Takimi ishte organizuar nga institucionet e Republikë së Kosovës, në të cilin kanë mare pjesë edhe zyrtarët komunalë, sipas detyrës zyrtare.
Këto fjalë Cenajt i kishin kushtuar me 48 orë mbajtje me vendim të prokurorit kompetent.
Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Deçan, me anë të një komunikate është shprehur “jashtëzakonisht e shqetësuar me një veprim të këtillë të organeve të rendit, ku shqetësimi për një ndër plagët më të mëdha të shoqërisë sonë cilësohet si nxitje e urretjes ndëretnike, dhe për një gjë të tillë arrestohen qytetarë që kanë humbur më të dashurit te tyre”.
Vetëvendosje thotë se nga paslufta nuk është bërë asnjë veprim institucional në këtë çështje, edhe pse ka pasur shumë raunde negociatash me Serbinë, ku nuk është kushtëzuar me çështjen e të pagjeturve.
“Që nga paslufta jemi dëshmitarë të mosveprimit institucional në lidhje me këtë çështje. Pushtetet me radhë kanë qenë pjesëmarrëse në raunde të tëra negociatash me Serbinë, e cila përveçse nuk është kushtëzuar me çështjen e të pagjeturve shqiptarë dhe kthimin e eshtrave të tyre paraprakisht, as nuk është përballur me këtë temë në tavolinën e dialogut. Kosova në vazhdimësi ka treguar gatishmëri për koncesione të dëmshme, duke rrezikuar sovranitetin dhe integritetin territorial, teksa Serbia përveç që nuk ka dhënë kurrfarë përgjegjësie për të pagjeturit dhe asnjë dëm të luftë, vazhdon të mbajë gjallë apetitet e saj shoviniste ndaj Republikës sonë”, thuhet më tej nga Vetëvendosje.
Ata i quajnë të patolerueshme veprimet ndaj Cenajt dhe sipas tyre nuk guxojnë të përsëriten, posaçërisht kur flitet për të pagjeturt.
“Veprime të tilla të padrejta sikurse ky ndaj zyrtarit të komunës së Deçanit, z. Asim Cenaj, janë të patolerueshme dhe nuk guxojnë të përsëriten. Qytetarët e Kosovës, në veçanti kur flasim për çështjen e të pagjeturve, duhet të inkurajohen që të ngrisin zërin sa më shumë, deri në kthimin e eshtrave të të gjithë të pagjeturve në Kosovë. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë gjithmonë në mbështetje të familjeve të tyre, dhe në vazhdimësi do të angazhohet që çështja e të pagjeturve të zgjidhet dhe kjo të mos mbetet plagë e hapur për shoqërinë tonë”, përfundon reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...