Objektet në Qendrën Historike në Prizren rrezikojnë të shkaktojnë tragjedi përsëri [video]

3 Dhjetor 2016 - 20:18      

Me ardhjen e stinës së dimrit, ekziston rreziku të përsëritët tragjedia e qershorit në Qendrën Historike të Prizrenit, raporton KTV.

Komisioni komunal për vlerësimin e rreziqeve që paraqesin objektet banuese të braktisura në këtë qendër, konstaton se gjendja e tyre është përkeqësuar dhe se të njëjtat paraqesin rrezik për sigurinë publike, transmeton Koha.net.

Ata thonë se kjo gjendje mund të rëndohet si pasojë e reshjeve atmosferike, andaj kanë kërkuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, si dhe nga Ministria e Kulturës, t’u japin udhëzime se si të veprohet.

Edhe në këtë qendër e pranojnë që ekziston rreziku i shembjes së mundshme të ndërtesave në Qendrën Historike, por thonë se komuna e ka obligim ligjor që të ndërmarrë hapa konkret e jo të bëjë raporte.

Drejtuesi i kësaj qendre thekson se Qendra Historike ballafaqohet me shumë probleme, siç janë buxheti i vogël e kontekstet pronësore.

Hoxha thotë se MKRS-ja ndan buxhet në bazë të prioriteteve.


Objektet në Qendrën Historike në Prizren... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...