Mërgimtari nga Oslo vendos që mos të investojë më në Kosovë, pati probleme në Skenderaj [video]

3 Dhjetor 2016 - 19:18      

Pas problemeve me komunën e Skenderajt, Ferat Selimi, i cili jeton në Oslo të Norvegjisë, është bindur se nuk do të investojë më kurrë në Kosovë, raporton KTV.

Pasi kishte filluar ndërtimin e hotelit në vitin 2005, ai është penguar nga kjo komunë që të vazhdojë punimet, transmeton Koha.net.

Selimi synonte që të punësonte qytetarë të Skenderajt në këtë hotel. Zyrtarë të komunës thonë se rasti është ende në procedurë gjyqësore.

E zyrtarë të opozitës thonë se në komunën që ende e udhëheq Sami Lushtaku, ka kohë që nuk funksionon ligji. Sipas Isa Fejzullahut të LDK-së, me ligjin e të fortëve, komuna e Skenderajt po largon investitorët e huaj.

Kurse Qazim Xani nga AAK-ja, thotë se ky nuk është rasti i vetëm kur komuna e Skenderajt i pengon në mënyra të ndryshme investitorët e huaj.


Mërgimtari nga Oslo vendos që mos të investojë... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...