Foto: Koha

Futbolli në terrenin e rrezikshëm për shëndetin e lojtarëve

4 Dhjetor 2016 - 07:33      

Futbollistët e klubit “Liria” nga Prizreni, në mesjavë, kanë hyrë në terrenin e stadiumit të qytetit “Përparim Thaçi” me dëshirën për të shënuar fitore ndaj liderit të Superligës së Kosovës, “Trepça ’89”.

Pavarësisht nga entuziazmi i shfaqur në motin e ftohtë, në këtë ndeshje të vlefshme për kampionatin vendor ata janë mposhtur me rezultatin 3:0, nga lideri i tabelës, që me këtë rast është shpallur kampion vjeshtor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por përtej kësaj disfate sportive, futbollistët e klubit “Liria” ka kohë që dyshohet se rrezikojnë të humbin edhe shëndetin e tyre duke luajtur në fushën me bar sintetik, pasi që ky terren, sipas drejtuesve të klubit, nuk përkon me standardet ndërkombëtare.

Madje nënkryetari i Bordit të klubit futbollistik “Liria”, Qemal Krasniqi, ka pohuar se ka zhvilluar konsulta me njohësit e fushave të futbollit, të cilët kanë pohuar se ky lloj i barit sintetik nuk duhet lejuar, meqë është radioaktiv, përkatësisht kancerogjen... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...