KQZ tregon se pas sa kohe do të dalin rezultatet preliminare nesër

3 Dhjetor 2016 - 17:30      

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Drenasit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për se “pas një pune intensive një mujore KQZ-ja ka përmbushur detyrimet ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, transmeton kp.

Po ashtu, ai ka treguar se për ditën e diele (Dita Z), KQZ-ja do të mbajë konferenca të rregullta ku do të paraqiten të dhëna lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor dhe për përqindjen e daljes në votime.

Lidhur me rezultatet preliminare, Elezi ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme KQZ-ja do të aplikojë sërish sistemin K-Vote, përmes së cilit do të shfaqet përqindja e pjesëmarrjes në votime, por edhe rezultatet preliminare pas përfundimit të numërimit në vendvotime. Të dhënat do të publikohen në kohë reale në faqen zyrtare të KQZ-së.

“Ne po shpresojmë se pak orë pas përfundimit të votimit do të kemi rezultatet jopërfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune”, tha Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lista Përfundimtare e Votuesve për këtë komunë përmban 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues, apo 4.45% më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit në këtë komunë.

Të gjithë këta votues janë të shpërndarë në 28 qendra të votimit me 72 vendvotime, të cilat do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...