Agim Bahtiri në krye të AKR-së në Mitrovicë

3 Dhjetor 2016 - 15:06      

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës Kosova e Re në këtë qytet, në Kuvendin Zgjedhor që është mbajtur sot.

Kuvendin me një fjalë rasti e përshëndeti edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili tha se është koha e rilindjes së vetëdijes qytetare, të cilët tashmë e kanë kuptuar që vetëm me AKR-në mund të arrihet zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike mbi 10%.

“Sot ka lindur shpresa për Mitrovicën dhe kjo po dëshmohet edhe me prezencën dhe përkrahjen tuaj, ne do të jemi me ju çdo herë, për një jetë më të mirë për të gjithë”, tha ndër të tjera lideri i AKR-së.

Më pas Kuvendi i vazhdoi punimet, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash Kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë u zgjodh Agim Bahtiri.

Bahtiri tha se, Mitrovica ka pasur shumë probleme në kohën kur e kishte marrë mandatin e të parit të qytetit.
“Ne e kemi gjetur Mitrovicën në gjendje të mjerueshme, të ndarë, pa siguri, pa shëndetësi dhe në varfëri të madhe, me ardhjen tonë në qeverisje të Komunës, kemi stabilizuar gjendjen politike dhe të sigurisë, kemi zhvilluar ekonominë edhe përkundër pengesave të shumta që kemi pasur nga Qeveria” është shprehur ai duke shtuar se, AKR-ja nuk e ka lejuar as shitjen e Trepçës dhe po ashtu ka arritur ta depolitizojë arsimin.

Bahtiri ju ka premtuar bashkëqytetarëve të Mitrovicës se AKR-ja do të vazhdojë edhe më tej me misionin e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...