Shoqëria civile me performancë kundër kaosit nga vendparkimet, në Prizren

3 Dhjetor 2016 - 08:30      

Aktivistë të shoqërisë civile në Prizren, të premten, kanë realizuar një performancë publike me të cilën kanë ngritur zërin kundër kaosit të krijuar nga parkimet private, që kryesisht janë krijuar pas rrënimit të shtëpive të vjetra në Zonën historike të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë rekomanduar institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin veprime të duhura ligjore, me qëllim të vendosjes së rregullit, që do të përkthehej edhe në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë ndërtimore të Prizrenit.

“Kjo performancë është reagim i një grupi të organizatave të shoqërisë civile kundër degradimit të vazhdueshëm që ndodh në Qendrën historike, konkretisht në këtë rast për vendparkimet private në qytet, ku shumica e tyre janë krijuar me rrënimin e shtëpive të vjetra. Prej 34 vendparkimeve brenda dhe rreth Qendrës historike të Prizrenit, diku 25 janë krijuar me rrënimin e shtëpive të vjetra”, ka thënë Edon Mullafetahu nga OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Sipas tij nga sipërfaqja e përgjithshme e vendparkimeve del se vetëm 4.3 për qind janë publike, derisa 60.6 për qind janë private e 31.4 për qind janë joformale në trotuare e rrugë, që cenojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...